Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Lara Kolturi dorëzon kërkese zyrtare për të lënë Shqipërinë për Italinë, e pakënaqur nga mungesa e mbështetjes financiare
                            Lara Kolturi nuk do të përfaqësojë më Shqipërinë në garat e sportit të skive. Skiatorja 18-vjeçare ka ngritur lart flamurin kuqezi gjatë kohës që ka përfaqësuar Shqipërinë, duke arritur që të fitojë edhe medalje. Por mungesa e mbështetjes financiare e ka shtyrë që të marrë vendimin për të lënë Shqipërinë. Kolturi ka dorëzuar kërkesën zyrtare në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të përfaqësuar vendin e saj të lindjes, Italinë. Si afat përfundimtar për shqyrtimin e kësaj kërkese është vendosur data 1 maj. Në rast mosmiratimi, atëherë skiatorja do të qendronte për një vit jashtë garave të skive, duke humbur kështu edhe Lojërat Olimpike Dimërore 2026./Sport Ekspres/