Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alonso takohet me Perez, injoron zërat që thonë se do të largohet nga Reali i Madridit
Adriatik BALLA Trajneri i Real Madridit, Ksabi Alonso, ka injoruar spekulimet rreth sigurisë së tij në detyrë pas një serie rezultatesh zhgënjyese, duke thënë se ai është i fokusuar ekskluzivisht te përgatitja e skuadrës për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Atletiko Bilbaos dhe përmirësimin e lojës së tyre. Alonso zbuloi gjithashtu se ka folur me Florentino Perez që nga e marta, kur ai deklaroi se kishin diskutuar për skuadrën. Skuadra e Alonsos i dha fund një serie prej tre ndeshjesh pa fitore të mërkurën e kaluar kundër Olimpiakosit, por barazimi me Xhironën të dielën ka shtuar edhe më shumë shqetësimet për formën e Real Madridit. Sipas raportimeve, Perez do të diskutojë të ardhmen e Alonsos me drejtuesit e tjerë pas ndeshjes me Athletik Klub....