Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shpallur mbrojtësi më i mirë në Serie A për edicionin e kaluar. Rrahmani udhëhoqi mbrojtjen e Napolit që e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të edicionit të kaluar, e njohur si “Gran Gala del Calcio”, është mbajtur të hënën mbrëma në Milano. Këtë ngjarje e organizon Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIC). Rrahmani dhe Alesandro Bastoni i Interit janë shpallur mbrojtësit më të mirë të qendrës. Denzel Dumfries i Interit u shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë, ndërsa Federiko Dimarko (Inter) mbrojtësi i majtë më i mirë. Mile Svilar i Romës u përzgjodh portieri më i mirë, ndërsa mesfusha më e mirë e edicionit të kaluar të Serie A përbëhet nga...