Berisha dhe Muriqi në formacionin e më të mirëve të javës në Itali dhe Spanjë

Berisha dhe Muriqi në formacionin e më të mirëve të javës në Itali dhe Spanjë

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses tonë po regjistrojnë performancë të mirë dhe kanë rritur kreditet e tyre në sytë e Silvinjos. Ka dhe lojtarë që janë tërhequr nga ekipi përfaqësues, por vijojnë të luajnë në nivele të larta me klubet e tyre në ligat e ndryshme të Europës, sikurse ndodh me “raketën” Odise Roshi, lojtar i shpejtë dhe teknik, që luan në kategorinë e dytë turke. Por vëmendjen dje e morën lojtarët titullarë që luajnë në top-ligat e mëdha europiane, sikurse janë Medon Berisha i përfaqësueses së Shqipërisë që luan me Leçen në Serie A italiane, dhe sulmuesi Vedat Muriqi i Kosovës që luan për Majorkën në Spanjë. Të dy kanë spikatur javët e fundit me skuadrat e tyre dhe kanë tregues mjaft premtues. Ndërkohë,...