Haxhi Ballgjini: Silvinjo trajner me arritje, flasin rezultatet në favor të tij

Haxhi Ballgjini: Silvinjo trajner me arritje, flasin rezultatet në favor të tij

Kombëtarja i mbylli ndeshjet në grupin K eliminator për kualifikueset e Kupës së Botës dhe tani pret e qetë duelin e parë në mars në kuadër të “play-off”-it, ku shorti na ka vendosur përballë Poloninë, skuadër të vështirë. Por duhet thënë se objektivat e skuadrës për vend të dytë në grupin K janë përmbushur dhe për këtë meritë ka grupi i lojtarëve dhe vetë stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo. Në mars do ta kemi të vështirë, por në futboll futesh në fushë me rezultat 0-0 dhe në futboll ka të papritura, ndaj dhe optimizmi i një kualifikimi të mundshëm në Botëror është i lartë. Kuqezinjtë gëzojnë formë të mirë, por kjo duhet parë në vijimësi në muajt në vazhdim, pasi deri në momentin...