Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 26-vjeçare, shkaku mbetet mister

Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 26-vjeçare, shkaku mbetet mister

Reperi amerikan Poorstacy, emri i vërtetë i të cilit është Carlito Milfort Jr., ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një incidenti të ndodhur të shtunën në Boca Raton, Florida. Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Policisë së Boca Raton, ndërsa TMZ raportoi i pari ngjarjen tragjike. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, pasi autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme. Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë u thirr në një hotel në zonë, ku reperi po qëndronte prej dhjetë ditësh së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Punonjës të hotelit thanë për TMZ se bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore dhe se Poorstacy ishte personi i vetëm i shtruar atë ditë...