Në momentin kur po kalonte formën më të mirë të karrierës, sulmuesi i Kombëtares del me  barrelë nga fusha

Në momentin kur po kalonte formën më të mirë të karrierës, sulmuesi i Kombëtares del me  barrelë nga fusha

Arbër Hoxha ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Në momentin kur po kalonte formën e tij më të mirë në karrierë, ndodhi ajo që më pak pritej. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në përballjen e zhvilluar kundër Goricës. Hoxha kërkoi zëvendësimin në minutën e 86, por dalja e tij u krye vetëm në minutën e 89. Lojtari i Dinamos së Zagrebit u shoqërua përtej vijave kufizuese me barrelë, duke nënkuptuar se dëmtimi mund të jetë i rëndë. Megjithatë ende nuk është bërë me dije se për çfarë lëndimi bëhet fjalë./Sport Ekspres/