Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Strukturat nuk po mblidhen, kërkojmë që…”/ Takimi që “trazoi” PD-në, Alimehmeti zbulon prapaskenat
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një studio televizive, ka sqaruar takimin e shumëdiskutuar të disa prej eksponentëve demokratë, të cilët në primare dhe listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit rezultuan ndër më të votuarit. Sipas tij, ky takim nuk ka qenë një lëvizje jashtë strukturave, por një përpjekje për të ngritur një zë që prej muajsh nuk po dëgjohet në forcat drejtuese të PD-së. Alimehmeti shpjegoi se PD historikisht ka funksionuar mbi bazën e diskutimeve me njerëzit dhe që në themel të saj janë fjala dhe vota. Ai theksoi se përfaqësuesit që kanë marrë besimin e qytetarëve kanë përgjegjësi t’i çojnë zërat e tyre më lart, por për shkak të formulimeve të reja të kodit zgjedhor,...