Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nuk di të ndalet, Messi bën arritjen historike
Inter Miami siguroi finalen e madhe të MLS-së pasi fitoi 5-1 ndaj Neë York Cityt në finalen e Konferencës Lindore. Skuadra e Lionel Messit do të përballet me Vancouver-in e Thomas Muller në duelin vendimtar. Messi regjistroi një tjetër arritje historike, duke u bërë lojtari me më shumë asiste në historinë e futbollit, 405 në total. Ai theu rekordin e mëparshëm të Ferenc Puskas me 404 asiste. Argjentinasi fitoi gjithashtu trofeun e 47-të në karrierë. Inter Miami shkon në finale me moral të lartë pas një paraqitjeje bindëse. Vancouver mbërrin në ndeshjen e fundit në formë të mirë dhe shihet si një kundërshtar i fortë. Finalja pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në MLS.