Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej
1 Dhjetor 2025 19:49 Telesport Edhe pse Luciano Spalletti në konferencën për shtyp sot tha se Dusan Vlahovic do të mungojë për 2-3 muaj, e vërteta është paksa ndryshe. “Sky Sport” zbulon se sulmuesi serb do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5 muaj, që do të thotë se ky sezon është mbyllur këtu për të. Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t dhe la fushën e lojës mes lotësh, duke e kuptuar që bëhej fjalë për një dëmtim tejet serioz. Ndërkohë ende nuk dihet nëse drejtuesit e Juventusit do të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit për një qendër sulmues të ri, apo do të mbështeten vetëm te Lois Openda dhe Jonathan David.