“Paqe” në Stamboll, Galatasaray-it i ikën fitorja nga duart në minutën e fundit (video)

“Paqe” në Stamboll, Galatasaray-it i ikën fitorja nga duart në minutën e fundit (video)

1 Dhjetor 2025 20:11 Telesport Derbi i madh i Stambollit, i pari i këtij sezoni mes Fenerbahce dhe Galatasaray është mbyllur në barazim 1-1. Galatasaray i drejtuar nga Okan Buruk kaloi i pari në avantazh falë një goli shumë të bukur të Leroy Sane në minutën e 27-të. Me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve të Fenerbahce, topi i goditur nga Sane përfundon në rrjetën e Ederson. SHIKOGOLINESANE Në minutën e 42-të, ndodhi një episod që do të diskutohet gjatë gjithë javës në Turqi. Edson Alvarez gjen golin ëpr Fenerbahce-n, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për prekje të topit me dorë nga lojtarët...