Nuk ka qetësi te Barcelona, lojtari largohet nga skuadra

Nuk ka qetësi te Barcelona, lojtari largohet nga skuadra

Nuk ka qetësi te Barcelona. Situata e fundit lidhet me mbrojtësin Ronald Araujo. Lojtari uruguaian ka kërkuar të marrë një periudhë pushimi nga futbolli, për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike. Kërkesa e tij vjen pas disa ndeshjeve të vështira, ku gabimet e përsëritura dhe së fundi kartoni i kuq ndaj Chelseat kanë shtuar presionin mbi të. Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, Araujo ndjen se aktualisht nuk mund të kontribuojë në nivelin që kërkohet dhe po përjeton një barrë të konsiderueshme mendore që e pengon të performojë normalisht. Pas vlerësimit të situatës, Barcelona i ka dhënë lojtarit leje të pacaktuar, duke i mundësuar të largohet përkohësisht nga seancat stërvitore dhe ndeshjet zyrtare. Klubi ka theksuar se mirëqenia mendore e futbollistëve është prioritet, ndaj vendimi...