Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm mjedisor në Shkodër/ Bregdeti i Velipojës, mbushet me tonelata mbetje plastike
Velipoja po përballet me një situatë alarmante mjedisore, pasi bregdeti është mbuluar nga tonelata mbetjesh plastike të sjella në brigjet e saj pas reshjeve të dendura dhe detit të trazuar të ditëve të fundit. Gjatë ditës së hënë, në zonën bregdetare vërehet se disa biznese lokale kishin nisur procesin e pastrimit të rërës, duke ndërhyrë për largimin e mbeturinave të shumta të depozituara përgjatë vijës bregdetare. Situata ka sjellë reagimin e shoqatave mjedisore, të cilat kanë njoftuar organizimin e një aksioni të gjerë pastrimi më 10 dhjetor, me fokus bregdetin e Velipojës. Ndikimi i ndotjes që vjen nga territori shqiptar është ndjerë edhe jashtë kufijve. Ditë më parë, në Kroaci, në portin e vjetër të Dubrovnikut dhe plazhin Banje, janë konstatuar sasi të mëdha mbetjesh...