Tubimi i tretë i opozitës/ Gazetari zbulon detaje: Berisha njofton se do të ketë foltore në qytete të tjera

Tubimi i tretë i opozitës/ Gazetari zbulon detaje: Berisha njofton se do të ketë foltore në qytete të tjera

Në lidhje direkte nga Kryeministria, gazetari Isa Myzyraj raporton për situatën në shesh ku demokratët janë mbledhur në protestën e tretë të opozitës. Nga terreni mësohet se masat e sigurisë janë pakësuar nga ana e policisë. Ndërkaq, ky tubim i sotëm pritet të zhvillohet për rreth një orë, një orë e gjysëm. Në foltoren e instaluar para zyrës së Kryeministrisë, kreu i PD si çdo herë bashkë me deputetët e opozitës do të mbajnë fjalime në këtë tubim. Do të ketë dhe qytetarë që do të marrin fjalën e tyre në foltoren opozitare. Një risi e re që ka ardhur nga rradhët e PD, është se kjo platformë do të përhapet dhe në qytetet e tjera. E lajmëruar kjo nga kreu i PD, Sali Berisha.