DITA BOTËRORE E HIV/AIDS – Kanë humbur jetën 44 mln njerëz, në Shqipëri 125 raste të reja në 2025…

DITA BOTËRORE E HIV/AIDS – Kanë humbur jetën 44 mln njerëz, në Shqipëri 125 raste të reja në 2025…

Dita Botërore e AIDS-it synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS, si dhe të demonstrojë solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi progresin e bërë deri më sot dhe për sfidat që mbeten në vazhdimësi, për të mobilizuar të gjithë aktorët që së bashku të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar suksesin në përmbushje të qëllimit të përfundimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030. HIV-i mbetet një problem i madh global i shëndetit publik, duke marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot. Në fund të vitit 2024, vlerësimet globale tregojnë se 40.8 milionë persona jetonin me HIV, 65% e të cilëve i përkasin kontinentit Afrikan. Në vitin 2024, rreth 630 000 njerëz humbën jetën nga...