Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kombëtarja e vajzave luan miqësoren e dytë ndaj Turqisë, këtë herë humbasim
Shqipëria e vajzave zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj Turqisë. Në takimin e luajtur në “Riva Milli Takım Tesisleri”, përfaqësuesja kuqezi u mund me rezultatin 2-0. Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Grima bëri 8 ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësinë thuajse të gjitha vajzave të grumbulluara të aktivizohen. Formacioni titullar ishte: Hyska (GK), Vuksani, Bajraktari, Tukaj, Tom, Franja, Zarka, Deda, Tahirukaj, Begallo, Redzepi. Skuadra zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, pavarësisht disavantazhit. Në minutën e 9-të, Zarka provoi goditjen e parë drejt portës, duke tentuar të gjejë rrjetën, por topi përfundoi mbi traversë. Vendaset kaluan të parat në avantazh në minutën e 16-të, falë golit të realizuar nga Busem Seker. Redzepi ishte shumë pranë golit të barazimit...