“Greva do vazhdojë deri kur të alokohen…”/ Prishtina sërish pa transport publik, reagon i revoltuar Kreu i Shoqatës

“Greva do vazhdojë deri kur të alokohen…”/ Prishtina sërish pa transport publik, reagon i revoltuar Kreu i Shoqatës

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe sektorit privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen fondet nga Komuna e Prishtinës. Ata kanë protestuar edhe këtë të hënë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët. Kryetari i shoqatës së trafikut urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për ti kaluar paratë Komunës së Prishtinës. “Po presim nga ministria për ta kthyer atë vendim me pozitivitet për ne gjë që i alokon mjetet. Të bëjë bartjen komunë e komuna të bëjë bartjen nëpër sektorët tonë dhe në sektorët privat të tjera. Deri në ato momente që nuk alokojnë mjete për t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh”,...