Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moment i artë për Strakoshën në Greqi, pret penalltinë në derbin me pesë gola (VIDEO)
Të njëjtën gjë bëri edhe në fundjave. Strakosha ishte spektakolar në fitoren 3-2 të AEK ndaj Panathinaikos. Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij në derbi. Vlen të përmendet se Strakosha ishte i pafat te goli i parë i Panathinaikos, pasi rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin në momentin e fundit.