Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Napoli shton kontaktet me talentin e Premier League, në janar mbërrin në Serie A në formë huazimi
Pas fitores kundër Romës, është koha që Napoli të përqendrohet në merkaton e janarit. Me dëmtimet e Zambo Anguissa dhe Kevin De Bruyne, të cilëve iu bashkua ditët e fundit edhe Billy Gilmour, mesfusha do të jetë zona që do të kërkojë përforcimin më të madh në janar. Zgjedhja e klubit është Kobbie Mainoo. Pas interesit të verës së kaluar, drejtori sportiv i Napoli, Manna, pritet të kthehet në kërkim të talentit të Manchester United në merkaton e dimrit. “Djajtë e Kuq“ thuhet se janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin 20-vjecar, një marrëveshje për të cilën napolitanët janë gjithashtu të interesuar. Sipas mediave, klubi italian tashmë ka filluar kontaktin me rrethin e anglezit: qëllimi është të përfundojë marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur...