“Është koha të ngjitemi në katërshe dhe të synojmë një vend në Champions League sezonin tjetër”

“Është koha të ngjitemi në katërshe dhe të synojmë një vend në Champions League sezonin tjetër”

1 Dhjetor 2025 15:20 Telesport Mason Mount i ka sfiduar shokët e tij të ekipit të Manchester United të nisin ngritjen drejt majave pas fitores së tyre 2-1 ndaj Crystal Palace të dielën në Premier League. Mount shënoi golin e dytë të United për të siguruar të tre pikët dhe gjithashtu luajti 90 minutat e tij të para të plota në Premier League që kur u bashkua nga Chelsea në vitin 2023. “Jam ndjerë mirë gjatë gjithë sezonit. Pata një parasezon të mirë, kam punuar shumë në stërvitje çdo javë dhe jo vetëm unë, por si grup kemi qenë në këtë drejtim,” tha Mount. Më tej, ai shtoi: “Ka pasur ulje-ngritje, por jemi në një pozicion shumë më të mirë: unë personalisht dhe ne si...