Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lajm i keq për Juventusin/ Vlahovic mungon gjatë, konfirmohet dëmtimi i rëndë
Ajo që i frikësoheshin te Juventusi, tashmë është konfirmuar. Dëmtimi i Dusan Vlahovic është i rëndë. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, bëhet fjalë për një “lezion të shkallës së lartë në bashkimin muskulor-tendinoz të aduktorit të majtë”, një diagnozë që nënkupton një problem të rëndësishëm fizik dhe që kërkon vlerësime të mëtejshme për të përcaktuar trajtimin e duhur. Stafi mjekësor do të zhvillojë konsultime të tjera për të kuptuar nëse rasti kërkon ndërhyrje kirurgjikale ose nëse mund të ndiqet një terapi, duke shmangur operacionin. Vendimi përfundimtar do të merret duke u bazuar në këshillat e specialistëve, por edhe në ndjesitë dhe vlerësimin e vetë lojtarit. Shembujt e fundit, si rastet e Kevin De Bruyne dhe Anguissa te Napoli, tregojnë se dëmtimet e këtij lloji mund...