Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Akademik Rexhep Qosja: Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!
Rexhep Qosja Nga Rexhep Qosja “Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!Arkivat janë magazinat e lavdive!Arkivat janë bodrumet e prishësive!Arkivat janë përcaktues të mendimeve të historisë!Arkivat janë bibliotekat e historisë!Arkivat janë enciklopeditë e historisë!Arkivistët janë prokurorët e heshtur të historisë!Arkivistët janë gjykatësit e heshtur të historisë!Arkivistët janë dëshmorët e historisë!Arkivistët janë heronjtë e historisë!Qe, sa mirë, unë si përkthyes arkivist jam edhe dëshmor, edhe hero i historisë! Nuk jam ende, por duhet të bëhem edhe dëshmor, edhe hero i historisë!Por, a mund të jenë arkivistët edhe mëkatarët e historisë, edhe komprometuesit e historisë?” *Nga romani “Të fshehtat e treguara”, 2020 ObserverKult ———————————– Lexo edhe: Rexhep Qosja: Psikologjia e mediokriteteve Posaçërisht shumë mediokritete mund të ketë në krijimtarinë letrare dhe mediokritetet e krijimtarisë...