Përfundoi edicioni i dytë i festivalit “Ditët e Nëntorit”

Përfundoi edicioni i dytë i festivalit “Ditët e Nëntorit”

Nga Blerim Valla Gjakova dhe jo vetëm (por edhe mysafirë e publiku nga mbarë qytetet shqiptare e diaspora) mirëpriti me shumë interesim, një nga edicionet më madhështore të festës kulturore, të festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit II”. Festival ky që ndërthuri kulturën, artin, identitetin dhe trashëgiminë shpirtërore shqiptare.Për tri javë ditë, publiku pati mundësi të përjetojë dhe të shijoj një numër të madh shfaqjesh premierë dhe aktivitetesh të tjerapërcjellëse si panairi i librit (Ditët e Librit), debate me figura të njohura shqiptare dhe të huaja të fushave të ndryshme, koncerte të rinjsh, pastaj koncerte me artistë të mëdhenj shqiptarë, ansamble muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe grupet muzikore të arbëreshëve të Italisë e të arvanitasëve të Greqisë.Risia më e mirë e...