Ballkani triumfon në derbi dhe bëhet lider, fitojnë si mysafirë edhe Malisheva e Dukagjini

Ballkani triumfon në derbi dhe bëhet lider, fitojnë si mysafirë edhe Malisheva e Dukagjini

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke e mposhtur me rezultatin 3:2, në njërë nga ndeshjet më të mira të këtij edicioni dhe jo vetëm. Kjo sfidë shënoi debutimin me fitore të trajnerit të ri të portokallezinjve, Mislav Karoglan. Skuadra suharekase e nisi ndeshjen fuqishëm, me Bleart Tolajn që shënoi një supergol në minutën e 12-të. Drita reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 23-të përmes Kristal Abazajt. Por Ballkani u përgjigj me dy gola brenda dy minutave: Giovanni Ribeiro në minutën e 32-të dhe Walid Hamidi në të 34-tën përfunduan një pjesë të parë të shkëlqyer për mysafirët. Në pjesën e dytë, Drita dominoi dhe shënoi edhe një gol tjetër me Abazajn në minutën e 58-të, por...