Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool
1 Dhjetor 2025 14:48 Telesport Arne Slot beson se Mohamed Salah do të jetë ende një lojtar i rëndësishëm për Liverpool në të ardhmen, pavarësisht se e la jashtë për herë të parë në Premier League nën drejtimin e tij. Salah nuk luajti asnjë minutë dhe qëndroi në stol ndërsa “reds“ i dhanë fund serisë së tyre të dobët me një fitore 2-0 ndaj West Ham. Slot tha se vendimi për ta lënë Salah në stol ishte për ta mbajtur të freskët për një seri prej katër ndeshjesh në 10 ditë. “Mo Salah ka pasur një karrierë të pabesueshme në këtë klub dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë në këtë klub sepse ai është një lojtar kaq i veçantë. Duhet të...