Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Red Bull akuzon Antonelli: La qëllimisht Lando ta parakalonte! Reagon Wolff: Vetëm një budalla thotë këto gjëra
Parakalimi i Kimi Antonelli nga Lando Norris në xhirot e fundit të garës së Katarit është bërë një sensacion mediatik. Piloti italian i Mercedes “thjesht” bëri një gabim të vogël duke pasur parasysh presionin e madh që kishte nga McLaren i britanikut, por për konsulentin e Red Bull, Helmut Marko, ai ishte i qëllimshëm. Ai e akuzoi talentin e ri italian se e la qëllimisht liderin e kampionatit të kalonte jo një herë, por dy herë. “Po, ndodhi dy herë që ai pak a shumë i sinjalizoi Lando të kalonte. A e bëri me qëllim? Ishte kaq e qartë. Dhe herën e parë ishte e njëjta gjë“, tha Helmut Marko. Shefi i mercedes, Toto Wolff, i është përgjigjur ashpër: “Kjo është një absurditet i plotë...