Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon
Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë...