Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Delvinë, vlerësimi i dëmeve pas reshjeve – Problematika në segmentet rrugore rurale
Në territorin e Bashkisë Delvinë vijon puna për rikthimin normal të situatës pas reshjeve të dendura që krijuan anomali. Kjo, për faktin se ka ende akse rrugore dhe banorë në vështirësi qarkullimi, për shkak të shkarjeve masive të dherave. Ersi Hamiti, Shef i Kabinetit në këtë Bashki, tregon se grupet e punës janë në terren, për t’iu rikthyer shërbimet jetësore familjeve të izoluara. “Grupet emergjente janë në gatishmëri për të sjellë gjendjen në normalitet dhe më shumë jemi të fokusuar në familjet që kanë nevojë në mënyrë që të mos jenë peng e situatës”, u shpreh ai. Vëmendje po i kushtohet aksit rrugor që lidh fshatrat Lefterohor , Kakodhiq e Varfaj, për rehabilitimin përfundimtar, pas zgjidhjes së përkohshme, me mjete rrethanore, të ditëve më parë....