‘Lubi Balluku duhej të ishte arrestuar’, Berisha: Vazhdon të prishë provat, zyrat të vendosen nën sekuestro

‘Lubi Balluku duhej të ishte arrestuar’, Berisha: Vazhdon të prishë provat, zyrat të vendosen nën sekuestro

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se GJKKO, e cila pezulloi nga detyrat si zv.kryeministre dhe ministre Infrastrukturës Belinda Ballukun, duhej ta kishte arrestuar. Berisha, në një konferencë për mediat, theksoi se Belinda Balluku vazhdon të prishë provat për krimet e kryera. Ai theksoi se të gjitha zyrat duhej të ishin vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme. Sali Berisha: Gjykata s’mund të kishte vendim tjetër përveç arrestimit të Lubi Ballukut, edhe tani vazhdon të prishë provat me Edi Ramën për krimet që kanë kryer. Po, ajo duhej arrestuar dhe zyrat të gjithë duhej vendoseshin në sekuestro. Te shkonte diku tjetër të drejtonte qeverinë