Paraqitja e legjionarëve, të gjithë golat që janë shënuar këtë fundjavë

Paraqitja e legjionarëve, të gjithë golat që janë shënuar këtë fundjavë

Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare. Rey Manaj është rikthyer te goli me Al Sharjah, duke gjetur rrugën e rrjetës në humbjen ndaj Al Ain me rezultatin 4-1. Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi shënoi sërish në ndeshjen ndaj Konyaspor, të fituar nga skuadra e tij me rezultatin 3-1. Ky ishte goli i tij i tretë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Rrugën e rrjetës në Turqi e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi për Bodrumspor në fitoren e thellë 4-0 ndaj Corumit. Ky ishte goli i tij i 10-të sezonal në kampionat. Edhe Anis Mehmeti shënoi në fitoren minimale 0-1 të Bristol City në transfertë ndaj Portsmouth. Një realizim shumë i...