Sergio Ramos i ofrohet Milanit si lojtar i lirë, por lider. Veterani spanjoll ëndërron Botërorin

Sergio Ramos i ofrohet Milanit si lojtar i lirë, por lider. Veterani spanjoll ëndërron Botërorin

1 Dhjetor 2025 13:52 Alfred Lleshi Sergio Ramos i është propozuar Milanit. Lajmi vjen nga Fabrizio Romano, i cili në kanalin e tij në YouTube ka folur për të ardhmen e afërt të qendërmbrojtësit të lindur më 1986, që po largohet nga Monterrey. Gazetari i njohur thekson se Ramos ka luajtur shumë dhe ka bërë mirë në Meksikë, por kërkon një përvojë të re, sepse në zemër të tij ende ekziston, edhe pse duket shumë e vështirë, shpresa për të shkuar në Botërorin 2026. Ai nuk synon të tërhiqet nga futbolli, kërkon një projekt të ri që nga janari, jo nga qershori. Nuk pretendon të luajë çdo ndeshje, por mund të jetë lider i rëndësishëm. Sipas Romano, kampionati italian e intrigon shumë spanjollin; dy vite...