Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit
Të dielën në mesnatë u mbyll afati për aplikimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Në total, janë 24 subjekte mes të cilave parti politike, koalicione dhe kandidat të pavarur që do të marin pjesë në parlamentaret e 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione në garën. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tre parti politike: Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të tretat që mbahen brenda vitit në Kosovë, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde gjatë muajit të kaluar.