Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
TV i Real Madridit sulmon arbitrin, pas barazimit me Girona: Gabime të pafalshme, La Liga e korruptuar
1 Dhjetor 2025 11:15 Alfred Lleshi Barazimi 1-1 me Girona nuk u pranua nga Real Madridi. Përveçse ia dorëzoi Barcelonës kryesimin e La Liga-s, paraqitja e dobët e skuadrës së Xabi Alonso nxiti polemika të mëdha, përforcuar nga mikrofonat e “Real Madrid TV”. Kanali zyrtar i klubit sulmoi arbitrin Ricardo de Burgos Bengoechea, duke e akuzuar për “gabime të dukshme dhe të pafalshme” ndaj “Los Blancos”. Tensioni shpërtheu që në pjesën e parë, kur goli i Mbappé u anullua pas verifikimit të VAR-it për një prekje me dorë. Sulmuesi francez shënoi më vonë nga penalltia, duke iu përgjigjur golit të Ounahi. Real Madridi pretendoi edhe një penallti tjetër në minutën e 80-të për kontakt të lehtë ndaj Rodrygo. RMTV deklaroi: “La Liga është e korruptuar....