Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Misteri i pllakës së Bashplemit! A fsheh gjurmët e një gjuhe të humbur të Kaukazit
Një pllakë misterioze bazalti e zbuluar në vitin 2021 në Dmanisi të Gjeorgjisë po trazon komunitetin shkencor, pasi përmban një sistem shkrimi që nuk përputhet me asnjë alfabet të njohur. Pllaka, e gjetur rastësisht nga peshkatarë në liqenin artificial Bashplemi, është studiuar në detaje dhe rezultatet u publikuan në vitin 2024 në “Journal of Ancient History and Archaeology” me titullin “Discovery of Unknown Script Signs in Georgia: The Bashplemi Lake Tablet”. Objekti, me madhësinë e një libri, është i gdhendur me 60 simbole, 39 prej të cilave unikë dhe të shkruara në shtatë rreshta. Shenjat janë bërë me shpime konike dhe mjete gërryese, një proces që kërkon kohë dhe forcë, duke treguar se krijuesi i saj synonte ta ruante informacionin për një kohë të gjatë....