Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
2.1 milionë euro për restaurimet e dy xhamive në Prishtinë e Ferizaj
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka inspektuar punimet restauruese në dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore islame: Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë dhe Xhaminë e Mulla Vesel Gutës në Ferizaj. Vizita u zhvillua bashkë me Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Vedat ef. Sahiti, dhe zyrtarë të tjerë të institucionit. Sipas Çekut, restaurimi i këtyre objekteve po zhvillohet me kujdes të shtuar për të ruajtur vlerat e tyre historike, arkitekturore dhe shpirtërore, ndërsa theksoi se rikthimi i tyre në funksion do t’i shërbejë komunitetit dhe trashëgimisë kulturore të vendit. Për Xhaminë e Mulla Vesel Gutës në Ferizaj, Ministria ka ndarë 1.5 milion euro, ndërsa 600 mijë euro janë alokuar për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në...