Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
EMRI+FOTO – Biznesmeni me dy identitete u ekzekutua sa hyri në makinë, 43- vjeçari me precedentë…
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 nëntor) në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mehalla alias Edmond Hyka, 43 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, 43-vjeçari u gjet i vrarë brenda në automjetin e tij të parkuar, tip “Range Rover”. Sipas të dhënave paraprake, viktima sapo kishte dalë nga zyra e tij, aty ku edhe ka bizneset dhe shtëpinë e nënës së tij. Sapo ai është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle...