Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Gjegju Fest” në teatër, tema e festivalit teatror është për gruan dhe në skenë edhe drama sociale “Gruaja me sirtarë”
Nga Julia Vrapi Historia e një gruaje të dhunuar dhe e trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj në dramën “Gruaja me sirtarë”, në festivalin teatror “Gjegju Fest” në qytetin e Shkodrës. Festivali që po vijon në teatrin “Migjeni” ka sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, ku pjesë e tij mbrëmë ishte dhe vepra e autores Anisa Markarian me regji nga Suela Bako, me në skenë aktorë të njohur në role. Shfaqja teatrore është produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” këtë sezon artistik dhe pas premierës në Durrës u shfaq edhe në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, duke marrë dhe duartrokitjet e të pranishmëve në sallë. Drama sociale “Gruaja me sirtarë”, që...