Rokada e krizave…; Barça ia “transferon” Real Madridit “nëntorin e mallkuar”

Rokada e krizave…; Barça ia “transferon” Real Madridit “nëntorin e mallkuar”

1 Dhjetor 2025 8:47 Alfred Lleshi Hansi Flick përdori shprehjen “nëntori i mallkuar” për krizën e rezultateve që Barcelona pati në fund të vitit 2024: 4 humbje dhe 2 barazime në 7 ndeshje të La Liga-s. Ajo rënie erdhi menjëherë pas fitores 4-0 në “Bernabéu”. Në vitin 2025, Barça ia ka “trasferuar” këtë periudhë të zezë Real Madridit të Xabi Alonso. Skuadra madrilene e mbylli tetorin si kryesues, me +5 pikë ndaj Barcelonës, pas fitores në “El Clásico” (2-1), por në 4 javët pasuese katalanasit kanë grumbulluar 6 pikë më shumë, duke kaluar në krye. Barcelona ka marrë 12 pikë nga 12 të mundshme ndaj Elche, Celta, Athletic dhe Alavés, ndërsa Real Madridi ka marrë vetëm 6 pikë (1 fitore, 3 barazime). Barça ka përfituar...