“Të lutem hidhe atë firmë…”; kërkesa kurioze e Gabbia për Maignan në rrjetet sociale

“Të lutem hidhe atë firmë…”; kërkesa kurioze e Gabbia për Maignan në rrjetet sociale

Edhe ndaj Lazios, portieri Mike Maignan bëri një ndërhyrje tjetër të jashtëzakonshme. Këtë herë jo një penallti të pritur, si kundër Dybala së Romës dhe Calhanoglu të Interit, por refleks mahnitës ndaj një goditjeje të afërt me kokë të Gila, duke e mbajtur rezultatin 0-0 në një ndeshje që, pa të, do të kishte nisur keq për kuqezinjtë. Bashkëlojtarët e tij i njohin meritat e kapitenit. Ishte Matteo Gabbia, ai që shprehu ndjenjën e përbashkët të dhomës së zhveshjes. “Të lutem, hidhe atë firmë”, shkroi në Instagram numri 46, duke iu përgjigjur një komenti të portierit francez. Referimi është, natyrisht, te kontrata e Maignan, e cila ka pasur një rritje të vogël mundësish për rinovim në javët e fundit. Gjithsesi, situata mbetet komplekse, siç shpjegoi drejtor...