Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Basketboll/ Ka diferenca në cilësi, Shqipëria humb duelin me Kosovën
Në kuadër të parakualifikueseve të EuroBasket 2029, mbrëmë u ndeshën në Shkodër përfaqësuesja e basketbollit të Shqipërisë me atë të Kosovës, një ndeshje emocionuese, ku vështirë të kuptoje se cila është skuadra jote kombëtare. Gjithsesi, ndeshja pati ritëm, u luajt për fitore, por me një cilësi më të mirë të përbërjes, Kosova e fitoi ndeshjen me rezultatin 99-84. Epërsia e kosovarëve ishte që në gjysmën e parë të ndeshjes, ku diferenca arriti përgjatë lojës deri në 20 pikë. Herë pas here reagonjin edhe kuqezinjtë, duke ngushtuar rezultatin. Sidoqoftë, në periodën e fundit të takimit epërsia e Kosovës në parket bëhet dominuese dhe siguroi një shkëputje që nuk e kërcënonin më kuqezinjtë. Në fund Kosova fitoi me 15 pikë diferencë, e konkretisht 99-84. Trajneri i përfaqësueses...