Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja, tifozi korçar ndihet keq, dërgohet në spital me ambulancë

Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja, tifozi korçar ndihet keq, dërgohet në spital me ambulancë

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në stadiumin e Korçës, gjatë ndeshjes Skënderbeu-Lushnja për Kategorinë Parë, ku një tifoz korçar është ndjerë keq në shkallët e stadiumit. Ngjarja ndodhi në minutën e 81’ në tribunën ballore, dhe si fillim u kërkua ndërhyrja e mjekëve. Fillimisht kanë qenë mjekët e stafit të ekipit korçar që i kanë ardhur në ndihmë tifozit dhe më pas u kërkua ndërhyrja e ambulancës. Pas mbërritjes së ambulancës ai është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta, por më tej dueli Skënderbeu-Lushnja vijoi deri në përfundim.