Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Panik në duelin Skënderbeu-Lushnjë, tifozi niset me urgjencë për në spital
Dueli i Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës u ndërpre për disa minuta për shkak të një emergjence shëndetësore në shkallët e stadiumit. Një tifoz u ndje keq gjatë ndeshjes, duke shkaktuar shqetësim tek të pranishmit. Stafi mjekësor reagoi menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa më pas tifozin e transportuan me urgjencë drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm./vizionplus.tv