Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të njihet edhe amortizimi i pronave, pra vjetërsia e pronës, sa më e vjetër të jetë prona aq më pak do të paguhet tatim pas procesit të rivlerësimit. Në rast se keni një banesë me vjetërsi 10-vjeçare do t’ju zbritet nga çmimi pas rivlerësimit 10% e vlerës që ka dalë dhe më pas do të paguhet tatimi. “Është lehtësi dhe është drejtësi. Pse drejtësi? Sepse deri tani qytetarët që e kanë shitur me 15%, po edhe me 3% kur ka qenë më përpara gjithnjë ishin të trajtuar në mënyrë jo të barabartë. Në rast se ti ke një banesë që e ke të vjetër, e ke të periudhës së komunizmit, edhe pse çmimi tregut...