Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Klopp për pak muaj ose trajner spanjoll – zbulohen planet e Liverpool
28 Nëntor 2025 17:24 Telesport Arne Slot është bë fije të perit. Trajneri i Liverpool po has vështirësi për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar dhe aktualisht skuadra e tij renditet e 12-ta në kampionatin anglez. Çmenduri kur e mendon, sepse ka shpenzuar 300 mln euro në merkaton e verës. The Sun raporton se klubi anglez po mendon për pasuesin e tij, i cili pritet të jetë Luis Enrique, aktualisht shumë i suksesshëm te Paris Saint-Germain, ku ka kontratë deri në vitin 2027. Jurgen Klopp mund të merret në konsideratë si zgjidhje e përkohshme deri në verë, por vështirë që gjermani të pranojë diçkaq kaq të befasishme. Ai do projekt afatgjatë kudo shkon.