Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gafa, komente ironike dhe ‘meme’, Gasperini bëhet tema e javës për “vjedhjen e pensionit”
28 Nëntor 2025 17:54 Telesport Në Argjentinë është regjistruar një gafë krejt e pazakontë, ku pa dashje është përfshirë edhe trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini. Në rrjet qarkullonin shumë meme mbi historinë e mashtruesit nga Mantova, i cili vishej si nëna e tij e ndjerë për të vazhduar të përfitonte pensionin e saj. Në njërën prej këtyre memeve, fytyra e mashtruesit ishte zëvendësuar me atë të Gasperinit. Pikërisht këtë imazh të manipuluar përdori pa e kuptuar televizioni argjentinas “Telefe Noticias” në një video të publikuar në Instagram, duke e paraqitur Gasperinin si autorin e mashtrimit. Fotomontazhi u shfaq madje dy herë gjatë kronikës. Gabimi u vu re menjëherë nga tifozët romanistë, të cilët shpërthyen në komente ironike. Pas reagimeve, “Telefe Noticias” e hoqi menjëherë...