Çfarë i bën buka e bardhë organizmit tonë? Mjeku endokrinolog shpjegon efektet

Çfarë i bën buka e bardhë organizmit tonë? Mjeku endokrinolog shpjegon efektet

Buka e bardhë është një element bazë në tryezën e shumë njerëzve sot, të cilët e konsumojnë shpesh pa e ditur se si ajo ndikon nivelin e sheqerit në gjak. I ftuar në Apostrof Podcast, mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji shpjegon se impakti i saj në trupin tonë nuk është aspak neutral. Mielli i bardhë, i pastruar nga krundet, fibrat dhe nga shumica e strukturës së tij ushqyese, vepron pothuajse njësoj si sheqeri në momentin që hyn nbë organizëm. Madje, në raste të caktuara mund të jetë edhe më i dëmshëm. Në mungesë të fibrave, të cilat mundësojnë një tretje më të ngadaltë, mielli i përpunuar përthithet shuë më shpejt, duke shkaktuar një kulm sheqeri. Në përgjigje të kësaj, trupi reagon duke shkaktuar një kulm...