E Para/ Goleadë në Korçë, Besa kalon Korabin

E Para/ Goleadë në Korçë, Besa kalon Korabin

U zhvilluan sot dy takime të javës së 13-të në Kategori të Parë. Fillimisht në Luz të Vogël Besa mposhti Korabin e Peshkopisë 3-1 ndërsa në orën 16:30 Skënderbeu u përball me Lushnjën në stadiumin “Skënderbeu”. Te ky takim, udhëhoqi tre herë Lushnja dhe në të tre rastet vendasit e Ernest Gjokës barazuan. Goli i jashtëzakonshëm i Estrelës (goli i parë i koçraëve) ishte gjëja më e bukur e këtij Skënderbeu që vuajti për të marrë fitoren. Në minutën e 83′ loja u ndal për shumë minuta pasi një tifoz pati nevojë për ambulancën e vënë për këtë takim. me rikthimin e saj ndeshja mori menjëherë ngjyrime të tjera, Nasr shënon për 4-3. Ndërkaq ndeshjet e tjera të javës zhvillohen nesër në orën 13:30. Java...