FFK krenohet me Dritën, kampionati kosovar në vendin e 35-të të UEFA-s

FFK krenohet me Dritën, kampionati kosovar në vendin e 35-të të UEFA-s

Fitorja e Dritës në raundin e 4-të të Conference League 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës, përpos faktit që gjilanasit janë në 8 ekipet e para (kualifikim direkt për fazën tjetër) por ka rritur edhe koefcientin e kampionatit kosovar duke progresuar me dy vende. Vetë Federata e Futbollit të Kosovës ka njohur këtë arritje. Postimi i FFK-së Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e UEFA-s! Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një rritje të rëndësishme për futbollin tonë në arenën evropiane. Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në ranglistën e UEFA-s, duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes së koeficientit të kampionatit tonë....