Ismajli në pikëpyetje, mbrojtësi kuqezi mund të humbasë duelin ndaj Lecce-s së Ramadanit e Berishës

Ismajli në pikëpyetje, mbrojtësi kuqezi mund të humbasë duelin ndaj Lecce-s së Ramadanit e Berishës

Ardian Ismajli është në pikëpyetje të fortë për tu aktivizuar në sfidën e radhës që Torino do të luajë në kampionat ndaj Lecce së Ylber Ramadanit e Medon Berishës. Ismajli po vuan një problem muskulor që e la jashtë sfidës së fundit ndaj Comos, ndërsa edhe gjatë ditës së djeshme është parë teksa është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Lidhur me aktivizimin e tij ose jo të dielën, stafi i Torinos do të vendosë pas dy stërvitjeve të fundit, që skuadra granata do të kryejë, përpara nisjes drejt jguut të Italisë, aty ku do të sfidojnë verdhekuqtë. Kujtojmë që  Ardian Ismajli ka zhvilluar deri më tani 8 ndeshje me skuadrën e Torinos, ku ka dhuruar madje edhe 1 asist.