Lazio, test i fortë për titullin, por Allegri humbet Pulisic

Lazio, test i fortë për titullin, por Allegri humbet Pulisic

Suksesi në derbi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Milan, me Allegrin dhe “djajtë” e tij që morën jo vetëm një 3 pikësh të artë, por dhe një dozë të lartë psikologjike, por tani, në këtë pikë të sezonit, kërkohet vazhdimësia, diçka që Milanit i ka munguar në disa momente kyçe të sezonit. Kalendari i rezervon kuqezinjve këtë fundjave një rival jo të lehtë, Lazio, por ky është një shans i artë që Milan të zgjohet qoftë dhe për një ditë në krye, ose më saktë të kalojë presion te Roma, me ekipin e Gasperinit që duhet të bëjë llogaritë me Napolin. Nëse realisht Milan dhe Allegri synojnë titullin në Serie A, kjo është fundjava e duhur për ta vërtetuar. Në dyshim të fortë për këtë...